Lajçak pas Davosit: Tash është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm të dialogut

Ndërmjetësi evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë “tash është koha për t’u ripërqendrurar plotësisht në hapat e ardhshëm të dialogut”.

Këtë koment Lajçaku e ka bërë pas javës dinamike që e ka pasur në Davos të Zvicrës.

Lajçak atje është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka biseduar për tema të dialogut, me theks të veçantë nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.