Lajçak për draft-statutin e Asociacionit: Propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e mbrojtjes së pakicave

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se se statuti i BE-së për Asociacionintrajton në mënyrë moderne mbrojtjen e pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane.

Lajçak tha se si Vuçiq ashtu edhe Kurti treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, edhe pse nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për modalitetet specifike.

“E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet. Ata kishin komente dhe pyetje për propozimin evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të cilin ua kemi paraqitur gjatë misionit tonë të përbashkët të shtunën e kaluar.” – tha ai.

Rreth “propozimit modern të statutit të Asociacionit”, Lajçak tha se statuti “propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë”./Nacionale