Lajçak takohet me Kurtin në Zvicër: Folëm për hapat e ardhshëm në dialog

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai me anë të një postimi në Twitter, ka treguar se me Kurtin kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog si dhe për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjeve aktuale.

“Fillova ditën time në Davos në #Wef23 me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka shkruar Lajçak.