Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Për Ballkanin jemi në “të njëjtën faqe”

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, sot në Davos të Zvicrës.

Ai tha se me të foli për Ballkanin dhe rikonfirmoi se BE dhe SHBA janë në të njëjtën linjë për rajonin.

“E fillova javën në Davos të Zvicrës me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien. Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin të ecë përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën faqe”, ka shkruar Lajçak.