Lajçak të martën në Kosovë, pritet të takohet me Kurtin e Bislimin

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën të martën më 30 janar.

Lajçak pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim në mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, raporton RTK.

Një ditë me herët, përkatësisht të hënën më 29 janar, Miroslav Lajçak do ndalet fillimisht ne kryeqytetin serb, Beograd. Tashmë ka konfirmim zyrtar se ai atje do takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.