Lajçaku takohet me Shaip Kamberin, temë diskutimi diskriminimi i shqiptarëve të Luginës

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Bruksel, deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Lajçak tha se me Kamberin kanë diskutuar për gjëra të dobishme, përfshirë edhe për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Këto çështje sipas Lajçak janë kyçe në procesin e integrimit evropian.

“Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje thelbësore në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën “X”.