Lajm i hidhur për familjen Bllaca, iu vdes fëmija pas një aksidenti në Zvicër

Një aksident trafiku në Zvicër ka rezultuar tragjik për familjen Bllaca, ku si pasojë e tij ka vdekur Drilon Avni Bllaca.

Lajmin e hidhur e ka bërë një prej faqeve lokale.

Njoftimi i plotë:

Ngushëllime Familjes Bllaca, iu vdes fëmija
Të Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi!

Të dashur familjar miq ,shok dhe dashamir ju njoftojmë se me pikllim të thellë pas një aksidenti në Zvicer ka ndrruar jet me i dashuri jon, djali, nipi, Drilon (Avni) Bllaca

Varrimi bëhet me daten 11.05.2023 diten e Enjte ora 15:00 në varrezat e fshatit Bllacë (Therandë)

Të pikëlluar familja Bllaca dhe Jakaj
Do na mungosh shpirti vogel 😥