Lajm i mirë: Aplikimet për test për leje të veturës mund të bëhen në E-Kosova

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, sot ka njoftuar se tani aplikimet për provimin teorik dhe praktik për Patent Shofer, mund të bëhen online përmes E-Kosova.

“Prej sot, përmes platformës së E-Kosova, fletëpagesat mund të realizohen në mënyrë digjitale” ka thënë ai, shkruan lajmi.net.

Ai shtoi se, ndonëse është mundësuar aplikimi online, qytetarët kanë të drejtë të aplikojnë edhe përmes zyrave në njësitë rajonale.

“Ky projekt synon lehtësimin e procedurave të aplikimit për patent shofer për qytetarët e vendit”, theksoi ai.