Lajmi i fundit: Bllokohen pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë dhe Merdarë

Gjendja e tensionuar në veri të Kosovës, tashmë ka prekur edhe pikat kufitare në mes të Kosvës dhe Serbisë.

Pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak janë bllokuar për shkak të protestave në Serbi.

Në lidhje me këtë çështje, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka njoftuar se pikat e tjera mbesin të qarkullueshme. Çka ndodhi?

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar, pas arrestimit të disa serbëve që dyshohen për sulmet ndaj gazetarëve.

Një gjë e tillë, i ka irrituar serbët në veri, të cilët kanë protestuar gjatë ditës. Por edhe serbët andej kufrit, pra në Serbi, tashmë kanë nisur protestën, gjë e cila ka bllokuar qarkullimin e autobusëve dhe kamionëve në tri pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç shihet në tabelën e MPB-së, këto tri pika të kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë janë të mbyllura.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bën thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi.