Para pak çadtesh ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.
Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, deklaroi Gashi.
Publikohet emri i të dyshuarit për plagosjen në Klinë, shpallet në kërkim nga Policia