Lamtumira për shkrimtarin e madh, nisin homazhet tek Teatri Kombëtar

Arkivoli i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, është sjellë tek Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Në këtë ambient nga ora 09:00 kanë nisur homazhet për jetën dhe veprën e Kadaresë.

Është paralajmëruar që edhe liderë nga Kosova do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kadaresë.