Lavdëroi Vuçiqin e kritikoi Kurtin, deputeti gjerman e quan çmenduri deklaratën e ambasadorit Hill

Politikani gjerman, njëherësh edhe deputet i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Hill ka thënë se Vuçiq-in e konsideron ‘’partner të mirë’’, derisa e ka vënë në pikëpyetje nëse ShBA-ja mund ta konsiderojë ende Kurtin ‘’partner’’.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.”- ka thënë Hill.