LDK: Në Komunën e Vushtrrisë janë falsifikuar dokumentet zyrtare, 2 propozime false u dërguan te përmbaruesi

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri, ka denoncuar një rast, sipas të cilëve zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur nënshkrimin e një zyrtari tjetër me qëllim që të inkasojnë shuma mbi tre mijë euro nga dy qytetarë të kësaj komune.

Sipas njoftimit, dy urdhra përmbarimorë të cilëve iu falsifikua nënshkrimi nuk përmbanin as logo të Komunës së Vushtrrisë, e cila udhëhiqet nga PDK.

“Zyrtar komunal, të Komunës së Vushtrrisë, në mënyrë kriminale, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, duke falsifikuar e nënshkruar dokumente pa qenë të autorizuar e në emër të një zyrtari tjetër, kanë tentuar të inkasojnë shuma mbi 3 mijë euro nga së paku 2 qytetarë të Vushtrrisë (hetimet do të zbulojnë nëse ka edhe lëndë tjera të ngjashme)”, thuhet në postimin e tyre.

“LDK kërkon që urgjentisht të fillojnë hetimet për këto fakte të falsifikimeve ndërsa zyrtarët përgjegjës të suspendohen menjëherë që të mos i dëmtojnë dëshmitë e tjera”.