Leposaviq: Një grua raporton se dy persona me kapela ia dogjën veturën dhe ikën

Një grua kosovare nga Leposaviqi ka njoftuar se i është djegur vetura.

Ajo ka thënë se ka vërejtur dy persona me kapela të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimi:

Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime.