Letra e Gërvalles për KiE, Zyra e Kurtit: Ta shohim a do pranohet për herën e tretë

Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Punëve të Jashtme, i ka shkruar letër Këshillit të Evropës, dhe e ka njoftuar se Kosova po përgatit një draft-statut për themelimin e “një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimi e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serbe të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e ministres të bërë kë mëngjes në Facebook.

Për këtë çështje ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai shkruan se dy oferta të kryeministrit Albin Kurti për draft-statutin e Asociacionit “janë refuzuar” më herët.

“Premtimi i zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schwarz në letrën dërguar Byrosë së Këshillit të Evropës është ripërsëritje e premtimit që kryeministri Kurti ka dhënë me 18 mars 2023 në Ohër, e me 2 maj 2023 në Bruksel, kur ka ofruar gatishmërinë për të shkruar një draft-statut për Asociacionin bazuar në nenin 7 ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt 2023), shkruan Kryeziu,