Lidhja e Pensionistëve të Kosovës vjen një njoftim për të enjten

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës kanë njoftuar se të enjten do të organizojnë një demostratë simbolike.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi në facebook në faqen zyrtare të Lidhjës së Pensionisteve të Kosovës.

Demostrata do të organizohet me moton, “Dinjitet për Pensionistët”.

Për të biseduar në lidhje me organizimin e kësaj inciative, Lidhja e Pensionisteve kanë takuar gazetarin Xhevdet Pozharin, i cili njëheresh është edhe iniciatori i kësaj nisme.

“Sot patem nje takim pune me Z. Xhevdet Pozhari lidhur me nje organizimin e nje demostrimi simbolik me moto: Dinjitet për Pensionistët!
Z. Pozhari është i vetmi që ka marrë një iniciativë për t’i përkrahur pensionistët në kërkesat e tyre jetësore.
Me këtë rast njoftojmë të gjitha kategoritë e pensionistëve, por edhe të gjithë personat e vullnetit të mirë që:
Të enjeten, 15.09.2022 në ora 9.00 do të organizojmë një demostrim simbolik me moto: Dinjitet për Pensionistët”, thuhet në njoftim./Front