Limaj: Qeveria Kurti ka bërë vetëm harrnim të projekteve të qeverive të kaluara

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë përveç “harrnimit” të projekteve të mbetura.

Ai ka thënë se nuk ka parë që ka lëvizuar diçka gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Me atë që kam parë unë nuk ka as një gjë që ka lëvizur, përveç harrimit të projekteve të mbetura që dikur ata i kanë sharë. Ma thuani një projekt, ma thuani në një sektor që ka përmirësime, ma thuani vetëm një sektor që ka ecur Kosova, që është shtuar dinamika.

Krejt çka ka bërë kjo qeveri është do para që janë mbledhur janë shpërndarë si me postë, kategorive, familjeve që janë në gjendje të rëndë. Në një farë mënyre qeveria jonë është kthyer në një lloj zyre kontabiliteti të shpërndarjeve të parave, e ata qe e dinë çka është ekonomia e tregut, para ka vlerë kur dyfishohet, ajo dyfishohet kur investohet. Kur ata që i marrin e din ku i investojnë. Kjo çka ka ndodh ne fatkeqësisht deri me tani kemi një lloj administrimi të mirëmbajtjes së varfërisë dhe asgjë më tepër.” – ka thënë ai për Ekonomia Online.