Lindi më 17 shkurt 2008, kështu duket sot Pavarësie Sopa

Pavarësie Sopa është adoleshentja kosovare që lindi të jetë e famshme gjithë jetën e saj.

Kjo për shkak të fatit që të vijë në jetë vetëm pesë minuta pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke u bërë fëmija i parë i lindur në epokën e shtetit të pavarur.

Pavarësia e cila u pagëzua për nder të ngjarjes historike, ka lindur pesë minuta pasi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, lexoi deklaratën me anë të së cilës e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Mjekja kujdestare në Klinikën e Gjinekologjisë, e kumtoi me lotë në sy dhe emocione të shumta lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë.

Sot, Pavarësia bashkë me Kosovën janë rritur dhe kanë mbushur plot 16 vjet.