Lirimi i “detyruar”

Janë liruar tre policët e rrëmbyer tash e më shumë se dhjetë ditë në vendin e quajtur Bare, saktësisht rreth 300 metra brenda territorit të Kosovës, këto gjithmonë duke u thirrur në të dhënat zyrtare të autoriteteve kosovare.

Me të arritur në pikëkalimin në Merdarë, ata u pritën me emocione nga kolegët, përcjell 07 Press.

Kujtojmë, ditë më parë ata u vizituan nga familjarët e ngushtë, ndërsa njërit prej tyre iu dërguan edhe barnat e nevojshme.

Më poshtë edhe fotografia e publikuar nga sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.