Lirohet avokati Besnik Berisha

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha, i cili ka qenë në ndalim nga e enjtja, tashmë është liruar.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim dhe ka nxjerrë aktvendim për një masë alternative, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj Berishës, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji.

Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të avokatit Berisha ndaj Qeverisë.