“Lista Serbe” e Goran Rakiqit ka lëshuar një komunikatë për media përmes të cilës kanë kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, meqë Qeveria e Republikës së Kosovës deri tani s’ka dhënë sinjale se do të shtyjë afatin për targat.
Sipas tyre “Deklarimet e fundit të Albin Kurtit qartë tregojnë se Prishtina s’ka dëshirë për të gjetur një zgjidhje dhe kompromis, por vetëm dëshiron krizë dhe tensione, sidomos në veri”.
Tutje në komunikatën e tyre thuhet se “populli serb në Kosovë i beson shtetit të tij dhe presidentit Aleksander Vuçiq”.
“Ne do të kalojmë së bashku të gjitha sfidat”, thuhet në komunikatë./Express/
105 policë të EULEX-it patrullojnë në Veri: S’kemi hasur në persona të armatosur që nga 31 korriku