Lladrovci viziton Hysni Gucatin: Je krenaria e kombit

Kreu i Drenasit, Ramiz Ladrovci ka bërë të ditur se ka takuar Hysni Gucatin.

Lladrovci tha se Hysit i dëshirova mirëseardhje, me dëshirat më të mira që gjithmonë të ketë gëzime për të dhe shokët tanë të cilët i presim sa më shpejtë fitimtarë.

Postimi i plotë:

Në Morinë, me shokë e bashkëpunëtorë, e vizituam Hysin, për t’i thënë se solidariteti ynë, ka qenë dhe mbetet maksimal me të dhe shokët tanë që ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Hysit i dëshirova mirëseardhje, me dëshirat më të mira që gjithmonë të ketë gëzime për të dhe shokët tanë të cilët i presim sa më shpejtë fitimtarë, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën, Nasimin, Calin, Pjetrin…

Vlera sublime e kombit tonë, UÇK-ja, do të mbetet misioni më fisnik dhe më i çmuar që nga koha e Skënderbeut e këndej për liri e dinjitet nacional, andaj nuk na befasojnë sfidat që i sjellin keqbërësit dhe do të dalim sërish fitimtarë. Çështja jonë e drejtë, liria e Kosovës na siguron këtë fitore, sot e gjithmonë.

Vuajtjet që i solli Haga, preku krejt kombin, mua në veçanti, duke u përpjekur të më bëjnë dëme, në vendin ku dhemb më së shumti, por dështuan. Ashtu siç iu hoqën retë e zeza Kosovës dhe shokëve tanë, mu hoqën edhe mua.