Llugë” në aksionin e PSD-së kundër ministres Nagavci, arrestohen nëntë aktivistë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot nëntë nga aktivistët e Parisë Social Demokrate, pas aksionit të zhvilluar në Bibliotekën Kombëtare.

Ata po zhvillonin një aksion para fillimit të festës së 7 marsit, ku do të merrte pjesë edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci.

Për nëntë të arrestuarit ka njoftuar, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Zyrtarë të këtij subjekti kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.

Sipas PSD-së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.

Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.