Lushtaku i tha “ke lidhje me UDB-në”, Ramabaja lëshon studion

Analisti Sadri Ramabaja ka lëshuar studion televizive në T7 pas një përplasje verbale me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Ky i fundit ia ka përmendur “UDB-në” Ramabajës, ndërsa ky i fundit e ka lëshuar studion duke e quajtur “rrugaç”, Lushtakun.

“Kam informata, qysh krejt qytetarët, që ke lidhje me UDB-në, ajo është çështje e jotja”, i tha Lushtaku – Ramabajës.

Më pastaj, Ramabaja iu përgjigj Lushtakut.

“Tërhiqe fjalën, tërhiqe fjalën se ai shefi yt në Hagë më ka akuzuar kështu, por është shpifje ordinere. Me këtë rrugaç…”, iu përgjigj Ramabaja derisa u largua nga studio.