Majko: Ura e Kukësit, një ngjarje ekonomike dhe lidhje mes Shqipërisë e Kosovës

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka bërë ditur se janë duke u zhvilluar punimet në urën e madhe  të Kukësit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo urë është në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë për përfitime ekonomike.

“Filloi vendosja (me rrëshkitje) e urës së madhe të Kukësit! Investimi prej 30 milionë dollarë e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën!”, ka shkruar Majko.