Maqedonci do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar, pritet nënshkrimi i një marrëveshje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nga sot deri me 17 maj do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një postim të bërë, ministri Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të ketë takim me homologun e tij, Leo Docherty ku dhe do të nënshkruajnë një marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Po ashtu, Maqedonci do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Nga data 15 deri më 17 maj, do të jem për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës do të kem takim zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin e Forcave të Armatosura, z. Leo Docherty me të cilin do të nënshkruajmë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Po ashtu do të kem takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Do të vizitoj Ambasadën e Kosovës ku do të kem takim me bashkatdhetarët tanë si dhe do të vizitoj kontingjentin e FSK-së që po zhvillon trajnim për trupat ukrainase në kuadër të operacionit Interflex.