Maqedonci flet me ambasadorin britanik për operacionin Interflex, pjesëmarrëse edhe FSK-ja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Maqedonci ka shkruar në rrjetin social Facebook se e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit në të gjitha etapat e shtet ndërtimit.

“Kryesisht, në takim u bisedua lidhur me tema që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në vend si dhe për operacionin Interflex dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën ushtarake në përgjithësi, që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit”.

“Të dyja palët rikonfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të të dyja vendeve”, ka thënë Maqedonci.