Maqedonci: Më 13 Qershor, Kosova bëhet pjesë e koalicionit për deminimin e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se më 13 qershor, Kosova do të bëhet pjesë e koalicionit për deminimin e Ukrainës.

Tutje ministri tha se ky koalicion do të nënshkruhet bashkë me Lituaninë.

“Kosova në vazhdimësi është duke e ndihmuar Ukrainën. Unë si ministër i Mbrojtjes, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës marrim pjesë në takimet e grupit të kontaktit për Ukrainën, Këto takime mbahen zakonisht në Bruksel. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve jemi të vetëdijshëm që jemi pjesë e përgjegjësisë që kërkohet nga secili anëtarë i grupit të kontaktit për mbështetjen e Ukrainës”, tha Maqedonci.

“Ne kemi realizuar disa trajnime në fushën e deminimit, këtu në Kosovë për trupat ukrainase. Në vazhdimësi jemi duke e mbajtur një ekip, një kontingjent trajnues në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e operacionit “Itnerflex”.