Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, temë e vendeve të BE-së me kërkesë të Michel

Këshilli Evropian do të mbajë takimin e radhës të enjten.

Është presidenti i këtij institucioni, Charles Michel, ai i cili ka dërguar një letër tek 27 vendet anëtare me disa kërkesa.

Ndër të tjera ai ka ftuar shtetet e BE-së që të flasin edhe për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne gjithashtu do të mbulojmë çështje brengosëse të politikës së jashtme – përfshirë situatën në Sahel, marrëdhëniet Prishtinë-Beograd dhe në Kaukazin Jugor”, thuhet në njërën nga pikat.

Ndër pikat kyçe në këtë takim do të jenë edhe situatë në Ukrainë si dhe konflikti midis Izraelit dhe Hamasit.