Marrëveshje vëllazërore, kompanitë e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për të bërë “boom” global

Biznesmeni i njohur kosovar, Valon Vataj ka qëndruar sot në Vorë, ku u takua me një biznesmen të suksesshëm atje, Hekuran Brahimin.

Brahimi udhëheq fabrikën Emante, me të cilën GAMP-i i Vatajt do të bashkëpunojë në prodhimtari.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Vataj.

“Tash e tutje fabrika jonë do të përdorë produktet Emante pasi që janë materiale me standardet më të larta europiane dhe do të shërbejnë si lëndë e parë në njërin nga sektoret e prodhimit në fabrikën tonë” ka thënë Vataj.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot isha në vizitë në fabrikën Emante në Vorë e cila udhëheqët nga Z. Hekuran Brahimi.

Ishte një takim i frytshëm dhe si rezultat arritëm marrëveshje në mes të kompanisë GAMP dhe Emante.

Tash e tutje fabrika jonë do të përdor produktet Emante pasi që janë materiale me standartet më të larta europiane dhe do të shërbejnë si lënd e parë në njërat nga sektoret e prodhimit në fabrikën tonë.

Produktet shqiptare do të shtrihen gjithandej Globit.