“Masa urgjente ndaj Beogradit”: Plenkoviq dhe Rama nga Zagrebi i çojnë porosi Vuçiqit për sulmet ndaj Kosovës

Shpallja tri ditë zie kombëtare në Serbi në nderim dhe heroizim të tre terroristëve të eliminuar në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, “nuk lë hapësirë interpretimi tjetër” dhe është “pothuajse identifikim” me agresionin ndaj Kosovës, ka thënë Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në një konferencë për përbashkët shtypi në Zagreb me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Plenkoviq u shpreh me tone të mprehta se kjo ngarje “nuk duhet të mbesë pa përgjigje” teksa njoftoi edhe se një hetim do të përcaktojë “çka ka ndodhur plotësisht”. Pas kësaj, kryeministri kroat, u shpreh i bindur dhe i sigurt se “do të pasojnë masa ndaj Serbisë” nga unioni njëzet e shtatë shtetësh evropian.

Këto masa do të prezantohen nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi ai.

Vendimi i Beogradit për shpalljen e ditëve të zisë pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur”, ishte kryefjalia e Andrej Plenkoviq, teksa i bashkua thirrjes që “urgjentisht” të ketë masa ndaj Beogradit.

Sa i përket masave, siç thashë pak më herët ju e dini që Komisioni Europian ka ndërmarrë disa masa të caktuara në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa obligimin e aprovimit nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa prej masave, të cilat në mënyrë autonome ndërmerren nga ana e Komisionit Europian”, tha Plenkoviq.

Plenkoviq, kishte qënë i të njëjtës mendje edhe para këtyre ngjarje qysh kur ishin vendosur masa vetëm ndaj Kosovës, teksa kishte shprehur qëndrimin e tij se masat duhet të merren në mënyrë proporcionale dhe jo vetëm ndaj Kosovës.

Masa ndaj Beogradit kërkoi edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili duke folur për sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit, tha se një gjë e tillë “është e papranueshme dhe e dënueshme”; teksa në rend të parë kritikoi BE-në për mosdalje me një “qëndrim të prerë ndaj Serbisë për këto zhvillime”.

Po aq e rëndë sa sulmi terrorist ndaj Republikës së Kosovës, Rama tha se është “shpallja tri ditore e zisë kombëtare” në Beograd ku u “y” tre terroristët.

Vrasja e efektivit të policisë të Republikës së Kosovës, nga një grup kriminal i armatosur i veshur ushtarakisht në territorin e Republikës së Kosovës. Dhe, zia kombëtare që është shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi; që u eliminuan nga forcat e sigurisë së Kosovës, është e pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelit”, tha Edi Rama.

Prandaj, tha Rama, Shqipëria vëren “dy zhvillime” dhe jo vetëm një – atë të Banjskës.

Ne i vëzhgojmë këto dy zhvillime, sepse shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona të cilët ishin përfshirë në vrasjen e një efektivi, të uniformuar dhe të armatosur deri në dhëmbë dhe pastaj të eliminuar si kriminelë është diçka po kaq e rëndë do të thosha sa vetë ajo që i parapriu”, shtoi Rama.

Kryeministri shqiptar foli edhe për grumbullim e paprecedentë të para disa ditëve të ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, çka zgjoi arlamet edhe e qendrave të botës si Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli.

Për Ramën, “këto shfaqje ushtarake duhet të ndalojë”.

Jo këso shfaqje me ushtri në kufirin me Kosovën, të cilat vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive. Është pozitive që ushtria serbe filloi zë zmbrapset dhe tërhiqet por shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që absolutisht nuk i shërbejnë interesave afatgjata”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.