MAShTI i pret në takim sot përfaqësuesit e shtëpive botuese

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se këtë vit paratë për blerjen e librave do t’u transferohen direkt prindërve në xhirollogari, nëpërmjet platformës e-Kosova.

Klan Kosova ka mësuar se zyrtarë në dikasterin e arsimit i kanë ftuar në takim përfaqësues të shtëpive botuese.

Takimi pritet të mbahet sot.