Matoshi për Kurtin: Ego më të fortë se ky ndoshta Enver Hoxha e ka pasur

Janë shtuar zërat për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Duke komentar këta zëra, komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se jo vetëm opozita po frikësohet që të shkohët në zgjedhje.

Sipas tij, edhe Albin Kurti po ‘tutet’ që të shkojë në zgjedhje në këtë kohë.

Në emsionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë Kurti e ka inatin e fort dhe frikësohet se nuk mund ta përseritë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, raporton gazeta10.

“Ky ka shumë inati, Kurti është personi me egon me të theksuar në botën politike shqiptare. Ndoshta Ahmet Zogu ka pas ego me të theksuar apo Enver Hoxha. Liderët e tjerë kanë qenë me karaktere ma të buta”, ka thënë Matoshi.