Mbi 1 mijë raste të reja dhe dy vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e saj të fundit rreth gjendjes me Covid-19 në Kosovë, duke njoftuar se në 24 orët e fundit janë 1.440 raste të reja me këtë virus.

Po ashtu njoftohet se 761 persona janë shëruar, ndërsa janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Antidroga shkatërron një laborator të drogës në Zubin Potok, arrestohen gjashtë persona

Në raportin e MSH tregohet edhe se janë 8.712 raste aktive.

Ndërsa testime në 24 orët e fundit janë bërë 3.669.