Mbi 1400 gjoba në trafik vetëm në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-të orëve të fundit janë shpërndarë 1430 gjoba të trafikut.

Po ashtu sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit është bërë e ditur se janë regjistruar 100 aksidente trafiku.

Prej 100 aksidenteve është bërë e ditur se 46 aksidente janë me të lënduar dhe 54 aksidente me dëme material.

Ndërsa numri i aksidenteve me fatalitet është zero.