Mblidhet Qeveria: Merren disa vendime

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj radhe në mënyrë elektronike.

Ata kanë marrë gjithsej tri venidme thuhet në komunikatën e tyre të lëshuar për media, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 184-të me radhë, kësaj radhe në mënyrë elektronike, në të cilën ka:

Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022 për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore Posta e Kosovës Sh. A., sipas të cilit në vend të z. Fadil Bejta, kryesuese e bordit të drejtorëve emërohet znj. Hyrmete Mydyti.

Miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10 janar 2024 sipas të cilit ndryshohet kodi buxhetor në pikën 2.1. të vendimit. Pikat tjera të Vendimit të Qeverisë Nr.08/182 të datës 10.01.2024 mbesin të pandryshuara