Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Prishtinë – Podujevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin ”Llugë” të Podujevës.

Në njoftim thuhet se dalja për Prishtinë, në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

Do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë. Punimet zgjasin rreth tre orë.