Mbytet një 12-vjeçar nga Prizreni në plazhin e Ulqinit

Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur të mërkurën më 3 gusht rreth orës 15:00 në plazhin e madh në Ulqin, transmeton Vijesti.

Pas mbërritjes në vendngjarje, ekipi mjekësor i urgjencës ka tentuar reanimimin, por pa rezultat.

I braktisur nga të gjithë, rrëfimi për 76-vjeçarin e paralizuar që jeton i vetëm

Sipas Vijesti, djali ka qenë në plazh me vëllain dhe kunatën, por askush nuk e ka vërejtur që ai po mbytej në ujë.

Ai është nxjerrë në breg nga një turist tjetër nga Kosova, i cili më vonë e ka vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme.

Vetaksident i tmerrshëm tek ‘Ura e Fshajtë’ – PAMJE