“Me marrëveshjen e nënshkruar nga Kurti e Vuçiq, familjarët e të zhdukurve nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim”

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar në Bruksel Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Termi i deklaratës ka ndryshuar nga ai në fillim që kërkonte Kurti, ndërsa për këtë, gazetari Lirim Mehmetaj pandeh se tash e tutje familjarët e të zhdukurve nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se ky është një prej lëshimeve më të mëdha që ka bërë Kosova së fundmi.

“Serbia ka arritur që ta heqë nga marrëveshja termin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për personat e zhdukur me dhunë “enforced disappearance” dhe marrëveshja tash është vetëm për “Missing Persons”, per Personat e Pagjetur”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe publikimi i plotë: