Me pamje magjepsëse nga Prizreni, Parlamenti Evropian uron liberalizimin e vizave për kosovarët

Parlamenti Europian ka zgjedhur një fotografi nga Prizreni në njoftimin që ka bërë për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

“Pamje panoramike nga qyteti i Prizrenit në Kosovë”.

Në postim, PE e thekson që qytetarëve të Kosovës iu desh të presin gjatë për heqjen e regjimit të vizave.

“Pritjes i erdhi fundi: qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në BE. Kosovarëve do t’u lejohet të udhëtojnë në BE pa iu kërkua vizat, për një periudhë deri në 90 ditë. Parlamenti ka aprovuar marrëveshjen për udhëtim pa viza që pritet të hyjë në fuqi më 2024 së fundi”.