“Me pasaportë të Kosovës”: Presidenca tregon se si udhëtoi Osmani në Spanjën mosnjohëse

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, që nga dje po qëndron në Samitin e Granadës në Spanjë, një vend që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Në lidhje me këtë temë, një qytetar ka shtruar pyetjen se si ka udhëtuar Osmani në Spanjë. Egnesa Vitia, këshilltare e presidentes Osmani, ka treguar se Osmani ka udhëtuar me pasaportën e Kosovës në Spanjë.

“Presidentja Osmani ka udhëtu me pasasportë të Republikës sē Kosovës, si dhe nuk posedon asnjë pasaportë tjetër. Me vize te leshuar nga ambasada e Spanjes ne Shkup, kurse udhetimi nepermjet Vjenes. Te gjitha me pasaporte te Republikes se Kosoves. Nuk eshte hera e pare qe kjo procedure ndiqet per qytetare te RKS.”– shkroi ajo në X.