Mehaj thur elozhe për policët: Si kalorësit e Skënderbeut, shpëtuan atdheun e respektuan armikun terrorist

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është deklaruar pas mbylljes së aksionit policor në veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka shtuar se duhet përmirësuar me patjetër kushtet e tyre, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, lavdëroi faktin që nuk u përshkallëzua situata, ku çmoi rolin e tyre të menaxhimit.

“Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë. Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: