Memli Krasniqi: Kryeministër, i ke nënshkrimet e PDK-së, çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Kurti në RTK.

Ai ka thënë se prej korrikut të vitit të kaluar i kishte bërë thirrje shefit të ekzekutivit që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.