Memli Krasniqi: Qeveria kërkon përplasje për të hequr vëmendjen nga përgjimet

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi mendon se qeveria po kërkon përplasje.

Shkak për këtë mori deklarimin e ministrit Sveçla, që ndërlidhi protestën e sotme si pjesë derivuese e luftës hibride serbe.

Veç kësaj, ai shtoi se kjo po bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga përgjimi i publikuar nga Nacionale, e ku e infiltruar është edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Në pjesën e fundit ai ftoi veteranët që të mos bien pre e orkestrimi, siç e ka quajtur ai, antikombëtar.

“Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!”.

Më poshtë edhe postimi i plotë: