“Memli Krasniqi u frikësua me hy në garë dhe e nxori Bedri Hamzën, ky është keqpërdorim”

“Kush dhe si do t’i fitojë zgjedhjet”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, të martën.

Shkëlzen Gashi, aktivist i shoqërisë civile, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është frikësuar që të hyjë në garë për postin e kryeministrit.

Pasi, sipas Gashit “ai e dinë që zgjedhjet i ka të humbura”.

“Unë mendoj që kryetari i PDK-së është frikësu me hy në garë sepse e dinë që humbjen e ka të garantuar dhe e ka nxjerr Bedri Hamzën, me të thënë drejtën ky është keqpërdorim”, ka thënë Gashi.

Ai u shpreh se Bedri Hamza nuk është se ka treguar ndonjë shembull suksesi duke e drejtuar Komunën e Mitrovicës, që nga viti 2021 kur e mori pushtetin lokal.

Po ashtu, theksoi se nuk njihet si “ministër i jashtëzakonshëm i financave”.