Mërgimtari kosovar: Krejt Kosovën e kisha pru jashtë, le të shohin qysh është

Një mërgimtar nga Podujeva, i cili jeton në Belgjikë, ka treguar për Insajderin se si ka kaluar udhëtimi i tij për Serbi, për të arritur në Kosovë.

Ai thotë se “nuk ka pasur telashe”.

“Mirë kemi kaluar. Nuk pati telashe as kolona. Shumë qet. Për Merdar vijmë gjithë. Në Belgjikë kemi shkuar që 31 vjet. Merremi me transport, renovime të shtëpive. Tash jemi bë shumë shqiptarë atje”, thotë ai.

Më tej, ai ka shtuar se sa herë të mbahen zgjedhjet, siç ka thënë ai, do ta votojë Albin Kurtin.

“Krejt i kisha pru niher atje. Le te shohin se si është. Votën do t’ia dhëmë gjithë kryeministrit Kurti”, thotë ai.