Mësohet edhe emri i të dyshuarit që vrau dy vëllezërit në Gjakovë

Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy persona dyshohet se mbetën të vdekur, në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura.

Sinjalizues të gazetës kanë bërë me dije se rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve është Gj.Gjokaj

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vrasjen e dy vëllezërve, Haxhi dhe Blerim Islamaj.

Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.

Gazeta do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.