Mësohet sa pritet të jenë pagat në sektorin publik me projektligjin e ri, kush do të paguhet më së shumti

Me projektligjin për pagat në sektorin publik parashihet që Presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18.

Pas saj radhitet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5. Paga e kryeministrit është parapa ta ketë koeficientin e njejtë me atë të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurorit të shtetit, me koeficient 17.

Shefi dhe zëvendësshefi i Stafit në Presidencë do ta ketë koeficientin 13. Shefi i Stafit në Zyre të Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës me koeficient 12.5. Këshilltarët politik me koeficient mbi 10.

Pozita e Komandantit të FSK-së është parapa të paguhet me koeficient 15, ndërsa koeficientin 15.5 do ta ketë pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës.