Mësohet se kur do të fillojë edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova

Liberta Spahiu ka ndarë informacione nga edicioni i dytë i “Big Brother VIP Kosova”.

Moderatorja ka pranuar pyetje të shumta lidhur me këtë format.

Ajo nuk ka hezituar që pyetjeve tu përgjigjet me video.

Një nga pyetjet e shumta ishte edhe se kur do të nis transmetimi i këtij edicioni.

Duke mos ndarë datën e saktë ajo zbuloi që edicioni i dytë do të nis në muajin tetor.