Mexhiti i VLEN-it: Ali Ahmeti është humbësi më i madh politik

Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se ky koalicion është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut.

“Për fat të keq institucionet e shtetit që kanë për detyrë të garantojnë procesin sot edhe një herë u vunë në shërbim të BDI-së”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se në vendvotime janë parë funksionarë të BDI-së për të bërë presion ndaj qytetarëve dhe kjo është e faktuar.

“Për të gjitha këto ngjarje ne do t’i informojmë përfaqësuesit e ambasadave, misionet vëzhguese të zgjedhjeve dhe institucionet tjera relevante në vend dhe jashtë”, tha Mexhiti.